Situata në spitalet COVID: 30 pacientë të shtruar, 5 prej tyre në gjendje të rëndë

schedule11:56 - 8 Maj, 2020

schedule 11:56 - 8 Maj, 2020

Në vendin tonë gjatë ditës së sotme janë konfirmuar edhe tetë raste të reja me koronavirus. Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin korona rritet në 850.

Po ashtu, brenda 24 orëve të fundit, rezulton të jenë shëruar nga koronavirusi 15 pacientë. Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është 620.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se mbi 10 mijë testime janë kryer ndërsa aktualisht është nën 5% pozitiviteti i COVID-19 në vend.

Ndërsa, sa i përket situatës në dy “spitalet COVID”, sipas MSH, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 30 pacientë dhe vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, në të gjithë vendin aktualisht janë 199 persona aktivë me COVID-19.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon procesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!