Vijon protesta në Kuçovë, punonjësit e fasonerisë: Nuk kemi asnjë përgjigje për pagën e luftës

schedule09:54 - 8 Maj, 2020

schedule 09:54 - 8 Maj, 2020

Punonjësit e ndërmarrjeje së fasonerisë në Kuçovë kanë vijuar edhe sot me protestën e tyre.

Ata janë grumbulluar përsëri përpara Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave në Berat për të kërkuar pagën e luftës.

LEXO edhe: Valë protestash në Krujë dhe Kuçovë, qindra punonjës të fasonerive kërkojnë pagën e luftës

Një përfaqësi prej 30 punonjësish i është drejtuar këtij institucioni për të kërkuar arsyen përse ata nuk kanë  marrë asnjë pagë lufte, edhe pse i kanë kryer të gjitha proceduarat e kërkuara sipas ligjit.

Ndërmarrja fasone e prodhimit të çantave në qytetin e Kuçovës ka 150 punëtorë, të gjithë të siguruar dhe askush nuk ka marrë pagë lufte, edhe pse biznesi është mbyllur në dt. 9 prill.

Ndërkohë edhe 2 fasoneri në Krujë ditën e djeshme kanë protestuar për të njëjtën arsye. /abcnews.al