Laboratori në Wuhan. Kina: Operacion ‘Franko-Kinez’ me staf të trajnuar në Francë

schedule05:45 - 8 Maj, 2020

schedule 05:45 - 8 Maj, 2020

Kina tha se bio-laboratori i saj në Wuhan është një operacion franko-kinez me staf të trajnuar në Francë, ndërsa u shpreh e hapur për një hetim të mundshëm të OBSH për origjinën e Covid-19.

Duke akuzuar sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo për fabrikim gënjeshtrash mbi laboratorin e Vuhan, ministria e jashtme kineze u përpoq të refuzonte kritikat për evidentimin e rolit të Francës në çështje.

Zëdhënësja Hua Chunying tha: “Ndoshta ai (Pompeo) ende nuk e di se laboratori i kategorisë P4 në Vuhan është një projekt qeveritar bashkëpunimi franko-kinez dhe ndjek standardet ndërkombëtare në dizajnin dhe menaxhimin e tij. Grupi i parë i punonjësve janë trajnuar në laboratoret e Francës”.

Ditët e fundit Donald Trump dhe sekretari i tij i shtetit Pompeo kanë pretenduar se virusi e ka origjinën në Laboratorin e Virologjisë në Vuhan, ku dhe epidemia vrasëse u pikas për herë të parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!