Tërheqja nga padia ndaj “Bild”, Rama: Kurseva disa të holla nga arka e PS

schedule22:35 - 7 Maj, 2020

schedule 22:35 - 7 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot në tjetër arsye për tërheqjen nga gjyqi me gazetën gjermane Bild pas padisë për shpifje.

Pas deklaratës së bërë pak javë më parë se e kishte ndërmarrë këtë veprim pasi ishte njohur me shefat e saj editorialë, kreu i qeverisë u shpreh sot në një intervistë me gazetarin Çim Peka se ishte tërhequr për t’i kursyer “disa të holla” nga arka e Partisë Socialiste.

“Nuk kam shumë për të thënë lidhur me këtë sepse e kam shkruar në atë që ju zemërgjerësisht lexuat që, takimi me shefat editorialistë të gazetës ishte me të vërtetë një takim mbresëlënës nga pikëpamja e komunikimit, nga pikëpamja e diskutimit që bëmë për shumëçka dhe duke qenë se u ndërtua një marrëdhënie njerëzore dhe mu duk e pamotivueshme brenda vetes që të vazhdoja gjyqin. Me këtë rast kurseva edhe disa të holla nga arka e Partisë Socialiste”, u shpreh Rama.

LEXO EDHE: “Pa mua mund të kishim 18 mijë vdekje”, Rama flet për deklaratën që bëri zhurmë   

Por pyetur se nëse është i shqetësuatr që audiopërgjimet vijojnë të jenë të publikuar në faqen e Bild, Rama tha se kjo nuk ka qenë pjesë e diskutimeve.

“Nuk ka qenë takim lidhur me këtë çështje. Nuk e kemi diskutuar fare këtë çështje. Ka qenë një takim me shefat editorialistë të gazetës me të cilët, e përsëris, kemi pasur një diskutim për shumëçka Faktikisht, sot që flasim, kemi marrëdhënie miqësore që të tjerat pastaj janë spekulime”, u përgjigj kryeministri./abcnews.al