Presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendësi i tij, Mike Pence i janë nënshtruar testit për koronavirusin, pasi një ndihmës i Shtëpisë së Bardhë është infektuar.
Mësohet se Trump dhe Pence kanë rezultuar negativë dhe gëzojnë shëndet të mirë, thotë Shtëpia e Bardhë.
LEXO EDHE: Koronavirusi “shumë pranë” Trump-it, del pozitiv ndihmësi personal i Presidentit
Përmes një deklarate për mediat Shtëpia e Bardhë njoftoi se një ushtarak i Marinës amerikane, i cili punon edhe në Shtëpinë e Bardhë është infektuar me Covid-19.
Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se zyrtari ushtarak i infektuar është një ndër ndihmësit më të afërt të Presidentit Donald Trump.
Sipas mediave ai ka kontakte shumë të ngushta me Presidentin pasi e ndihmon atë për nevojat e tij personale dhe gjatë këtyre kohëve nuk ka qenë i pajisur me mjete mbrojtës teksa ka qenë pranë Presidentit. /abcnews.al