VIDEO/ Prekëse, vogëlushja me kancer takon pas 7 javësh në izolim nga Covid-19 babain e saj

schedule18:03 - 7 Maj, 2020

schedule 18:03 - 7 Maj, 2020

Pandemia e koronavirusit muajt e fundit e ka bërë që e gjithë bota tashmë ta shikojë jetën ndryshe. Në shumë raste në shumë vende të botës janë detyruar që një pjesë e madhe e qytetarëve të qëndrojnë të izoluar. Një ndër historitë prekëse është takimi i një katër vjeçareje e prekur nga kanceri, takoi dhe përqafoi babanë e saj pas shtatë javësh në izolim për shkak të pandemisë COVID-19.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se vogëlushja Mila Sneddon rrëmbeu zemrat e të gjithë Skocisë kur u pa duke u puthur me babanë e saj Scott përmes një dritares së xhamit në fillim të masave kufizuese që u morën në Britaninë e Madhe.

Vajza e vogël, sistemi imunitar i së cilës tashmë është i komplikuar, po qëndronte në shtëpi me nënën e saj, Lynda, 36 vjeç, ndërsa babai i saj qëndroi në një vend tjetër për të shmangur rrezikun që Mila të infektohej nga virusi vdekjeprurës.

Fatmirësisht vajza e vogël dhe babai i saj më në fund mund të bashkohen me njëri tjetrinn, pasi i ati u karantinua për dy javë për tu siguruar që ai nuk kishte simptoma të sëmundjes. /abcnews.al