Mali i Zi është vendi që ka shënuar sukses në menaxhimin e situatës së koronavirusit në krahasim me vendet fqinje në Ballkan.
Autoritetet shëndetsore malazeze bëjnë me dije se fatmirësisht tashmë në spitale nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë në Mal të Zi tha se një person i cili ishte në spitalin e Beranës u la i lirë për trajtim në shtëpi, ndërsa që nga e marta, nuk ka më pacientë që trajtohen me simptomat e koronavirusit në Qendrën Klinike të Malit të Zi.
“Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi në Mal të Zi është 265, ndërsa momentalisht 55 raste edhe më tej janë aktiv. Nën mbikëqyrjen sanitare shëndetësore kanë qenë 1.026 persona”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në Malin e Zi nga koronavirusi kanë humbur jetën 8 persona dhe 324 janë konfirmuar të infektuar. /abcnews.al