Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një postim të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për prioritetet kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në postimin e tij, Basha theksoi rëndësinë që kanë për vendin zbatimi i prioriteteve kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Basha shkruan:
“Mirënjohës për ndihmën e BE kundër # COVID19 & solidaritetin për të ndihmuar dhe rimëkëmbjen e saj ekonomike. Gjatë Samitit të EPP në Zagreb rikonfirmova angazhimin e PD për procesin jetik të integrimit europian dhe udhërrëfyesit re qartë prej 15 kushtesh. E ardhmja jonë europiane varet nga zbatimi i këtyre kushteve.”
Për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së medias foli dje pas Samitit të Zagrebit edhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel. Bashkimi Europian theksoi persepektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por për nisjen e negociatave me Shqipërinë nuk ka caktuar asnjë datë, derisa Shqipëria të ketë përmbushur 15 kushtet e përmendura nga kreu i opozitës, përfshirë zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme,dënimin e krimeve zgjedhore në çdo nivel të qverisjes, ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive.