VIDEO / Protestë kundër masave në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, policia shoqëron 4 persona

schedule13:23 - 7 Maj, 2020

schedule 13:23 - 7 Maj, 2020

Këto janë pamjet e momentit të shoqërimit të disa aktivistëve të shoqërisë Civile që kishin organizuar një protestë kundër karantinës ditën e sotme në Sheshin Skënderbej.

Siç shihet nga pamjet, janë momentet kur Policia shoqëron një prej protestuesve.

Mësohet se gjatë grumbullimit policia ka bërë thirrje që këta persona të shpërndahen.

Protestuesit nuk kanë pranuar, duke bërë që 4 prej tyre të shoqërohen për veprime të mëtejshme në Drejtorinë e Policisë në Tiranë./abcnews.al