Me 6 maj 2019, ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, shënoi golin më të bukur dhe më të rëndësishëm në karrierë. “Cityzens” nuk po arrinte të thyente Leicester Cityn dhe Liverpool ishte gati për të përfituar.
Por në minutat e fundit të sfidës, mbrojtësi belg mori një top në një distancë të largët dhe lëshoi një predhë, duke i dhënë tre pikët Manchester Cityt dhe më pas titullin kampion. Një gol i paharrueshëm për të.
“Të gjithë po më thoshin: Mos gjuan Vinnie, mos gjuaj! Kam bërë mjaftueshëm në karrierën time që të mos dëgjoja të rinjtë duke më thënë çfarë të bëj e çfarë jo”, tha Kompany pas asaj ndeshje historike./abcnews.al
One year ago today, Vincent Kompany did THIS ?pic.twitter.com/aa7mWm9xwX
— Goal (@goal) May 6, 2020