Pandemia e koronavirusit ka vënë të gjithë botën në alarm për shkak të numrit të lartë të viktimave dhe të infektuarve që janë regjistruar deri më tani.
Në këtë kohë pandemie dhe frike duket se solidariteti i qytetarëve i jep tjetër ngjyrë dhe e zbut situatën në të cilën ndodhen vendet nëpër botë.
Në SHBA një ngjarje prekëse ka ndodhur nga një qytetare, e cila është mësuese me profesion po kujdeset për vëllain e porsalindur të njërit prej nxënësve të saj, pasi prindërit e foshnjës janë të sëmurë me koronavirus.
Të dy prindërit janë të shtruar në spital pasi rezultuan pozitivë me COVID-19. Mamaja e foshnjës e ka marrë në telefon mësuesen për t’i kërkuar ndihmë për tu kujdesur për foshnjën 1 muajshe. Të dy prindërit e fëmijës nuk kanë mundësi që të kujdesen për të, ndaj Neyseli i porsalindur do të qëndrojë me të.
Në një intervistë për mediat amerikane Luciana Lira është shprehur se ajo shpreson që mamaja të shërohet sa më shpejt.
“Neysel duhet të kthehet sa më parë tek familja e tij. Më jep gëzim fakti që ata më besuan mua që të kujdesem për fëmijën. Do e bëj me gjithë qejf”.
Ndër të tjera raportohet se prindërit e foshnjës janë në gjendje të rëndë shëndetsore./abcnews.al