FOTO | Heung-min Son ushtar, ylli i Tottenham fotografohet me uniformë

schedule17:27 - 6 Maj, 2020

schedule 17:27 - 6 Maj, 2020

Me kokoren numër 136 në kokë, me armë në krah dhe me uniformë ushtari: Kjo është jeta e re e sulmuesit Heung-min Son. Ylli i Tottenham Hotspur i është bashkuar ushtrisë së Koresë së Jugut pak ditë më parë dhe do të kryejë shërbimin ushtarak prej tre javësh.

Heung-min Son do të kryente një shërbim 18 mujor, por pasi 27 vjeçari ndihmoi kombëtaren e tij të marrë medalje ari në Lojërat Aziatike, iu reduktua në vetëm 21 ditë.

Son është mësuar të gjuajë me armë, të stërvitet me pjesën tjetër të ushtarëve me kushtet disiplinore të ushtrisë dhe të ecë për kilometra të tëra në vende të vështira malore. Sulmuesi korean pritet të rikthehet në Londër në fund të këtij muaji./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!