Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti shkarkon trajnerin/ Kreu i shtetit në Korenë e Jugut vendos për kombëtaren

schedule12:42 - 29 Qershor, 2026

schedule 12:42 - 29 Qershor, 2026

Ndodh edhe kështu.

Futbolli është bërë diçka tepër e madhe, e ndoshta nuk e meriton më që të cilësohet “më e rëndësishmja ndër gjërat e dorës së dytë”.

Ndodh që një eliminim krejt normal nga kupa e botës të kthehet në një çështje tepër serioze kombëtare dhe shtetërore.



Kjo po ngjan në Korenë e Jugut, sepse presidenti I shtetit akuzoi ashpër trajnerin e ekipit kombëtar, besohet duke u bërë shkak që ai të japë dorëheqjen.

Numri 1 i shtetit, Li Jae Miung, theksoi se kështu ndodh kur në drejtim të ekipit përfaqësues vendosen njerëz të paaftë, ndërsa njëkohësisht u kërkoi falje tifozëve.

Opozita ishte edhe më e ashpër dhe kërkoi shkarkimin e gjithë Federatës së Futbollit të Koresë së Jugut.

Reagimi I trajnerit Hong Miung Bo e dha dorëheqjen pas fjalëve të presidentit.

Edhe ai u kërkoi falje tifozëve për dështimin në Kupën e Botës në Amerikën e Veriut.

Koreja e Jugut u eliminua pasi doli e treta në grupin A, por duke mos hyrë ndër 8 të tretat më të mira.

Aziatikët fituan ndeshjen e parë ndaj Çekisë 2-1, por pastaj u mundën radhazi 1-0 nga Meksika vendase dhe po ashtu 1-0 nga Afrika e Jugut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!