Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koreja e Jugut “përmbys” Çekinë/ Skuadra aziatike nis me fitore aventurën e saj në “Botërorin 2026”

schedule09:16 - 12 Qershor, 2026

schedule 09:16 - 12 Qershor, 2026

Grupi A I “Botërorit 2026” ka njohur menjëherë skuadrat favorite për të vazhduar rrugën në raundin tjetër të turneut. Pas organizatorëve të Meksikës edhe Korea e Jugut u prezantua me fitore në finalet e Kupës së Botës, duke mundur 2-1 Republikën Çeke.

Sfida e luajtur në “Estadio Akron” të Meksikës dhuroi dy pjesë të ndryshme loje. E para ishte e zbehtë dhe me pak raste për shënim, me koreano jugorët që ishin më kërkues.

Edha rastet e pakta për gol ishin të aziatikëve, por pa sukses, ndërsa rezultati nuk ndryshoi deri në pushim. Në fraksionin e dytë, Çekia gjeti epërsinë në minutën e 59-të, kur Krejci goditi saktë për të dërguar topin në rrjetë.



Por festa e çekëve zgjati vetëm tetë minuta. Huang barazoi rezultatin për Korenë e Jugut në të 67-ën, ndërsa nga ky moment ndeshja u bë më e hapur dhe më e bukur.

Në minutën e 77-të, Soucek provoi të ndezë sërish festën e skuadrës së tij, por gëzimi ishin shumë i shkurtër, me sistemin VAR që bëri të pavlefshëm golin për një pozicion jashtë loje.

Koreano jugorët kaluan këtë moment të vështirë dhe katër minuta më pas dhanë goditjen e “KO” për rivalët, me Gajoh që shënoi golin e dytë dhe të fitores.

Deri në fundin e ndeshjes, futbollistët çekë provuan të evitojnë humbjen, por nuk arritën të gjejnë goditjen e duhur.

Në fund, trioumfi ishte për Korenë e Jugut, që në ndeshjen e dytë të Grupit A do të luajë sfidën direkte kundër Meksikës, ndërsa Çekia do të përballet me Afrikën e Jugut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!