Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kore e Jugut/ Katër të vdekur pas një shpërthimi në fabrikën e armëve

schedule08:31 - 1 Qershor, 2026

schedule 08:31 - 1 Qershor, 2026

Katër persona u vranë sot në një shpërthim në një fabrikë që i përkiste grupit të armëve dhe hapësirës ajrore të Koresë së Jugut Hanwha Aerospace , sipas departamentit të zjarrfikësve. Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende.

Shpërthimi u raportua këtë mëngjes në një uzinë industriale në Daejeon, në Korenë e Jugut qendrore, rreth 150 kilometra në jug të Seulit.

Hanwha Aerospace është një kontraktor i madh mbrojtës i Koresë së Jugut, i specializuar në prodhimin e armëve të drejtuara, sistemeve të artilerisë dhe komponentëve të hapësirës ajrore.



“Katër vdekje janë konfirmuar në këtë fazë”, tha për AFP një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve të Daejeon.

Sipas mediave vendase, autoritetet besojnë se shpërthimi ndodhi brenda fabrikës .

“Rrethanat e sakta dhe shkalla e dëmit ende nuk janë përcaktuar plotësisht. Zjarri ende nuk është vënë plotësisht nën kontroll”, tha një zëdhënës i Hanwha Aerospace për AFP-në.

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, u ka urdhëruar zyrtarëve të mobilizojnë të gjitha burimet e disponueshme për të luftuar zjarrin, tha zyra presidenciale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!