Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin e mëngjesit në ABC News me Enkel Demin, ka komentuar edhe rreth karantinës dhe masave të marra.
Gjatë bisedës është diskutuar edhe rreth rastit të zbuluar në Francë me koronavirus që në dhjetor, më herët nga sa u raportua në OBSH nga Kina.
Ndërsa, në vendin tonë, profesor Gëzim Xhepa dhe Renato Osmëni për janarin e shkurtit, në bazë të radiografive kanë vënë re që koronavirusi ka qenë në Shqipëri që në këto muaj.
I pyetur nëse ky fakt e bën karantinën të pakuptimtë, Rama thotë:
“Në dijeninë time ju nuk jeni epidemiolog, unë jo e jo. Këto janë debate për shkencëtarët. Nuk janë për ne të dy. Ajo që mund të diskutojmë ne të dy është për punën time. Ju mund të merrni përsipër të flisni për të gjitha temat. Ju mediat, unë jo.”
Enkel Demi: Mjeku Ilir Alimehmeti, bazohet në një studim të Universitetit të Harvard-it, me aq respiratorë sa kemi duhen 7100 të infektuar për të pasur këtë karantinë që kemi sot. Kjo sërish, a nuk e kthen karantinën të pakuptimtë?
Edi Rama: Kjo është qesharake, nëse kemi një rezultat pozitiv i kemi falë masave që kemi marrë. Mijëra mund të ishin të vdekurit. Kështu që janë të gjitha bisedat që nuk janë për këtë komunikim mes nesh. /abcnews.al/