Ditë shumë e veçantë për mbrojtësin shqiptar, Naser Aliji. 26 vjeçari është shtuar me vajzë sot dhe këtë lajm të madh, e ka shpërndarë me fansat e tij në Instagram.
Futbollisti nga Kumanova, i cili ka luajtur dhe 11 ndeshje me kombëtaren kuqezi, luan aktualisht për Honved në Hungari. Në këto ditë të vështira izolimi dhe pandemie, Aliji dhe familja e tij kanë arsye për të gëzuar.
Vetëm pak minuta më parë, mbrojtësi kuqezi publikoi foton me vajzën e tij të sapolindur në duar, foto që u pëlqye nga qindra fansa dhe mori komente të shumta urimi./abcnews.al

