Vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, vijon të ketë si pistë kryesore të hetimeve, atë të prishjes së pazareve të drogës.
Prokuroria dyshon se vëllezërit duke patur në pronësi një servis makinash, vidhnin dhe modifikonin mjete për transportin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.
Ata u jepnin garanci porositësve se droga nuk do të zbulohej nga policia. Por, hetuesit dyshojnë se gjatë kalimit të një ngarkesë shumë të madhe droge, skaneri në doganë, e ka zbuluar atë.
Kjo ka bërë që mes vëllezërve dhe porositësve të nisin përplasjet.
Këta të fundit u kanë kërkuar paratë e mallit të humbur.
Duket se një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur nga vëllezërit Haxhija.
Pikërisht ky është një nga arsyet më të forta që dyshohet se ka sjellë vrasjen e vëllezërve, pasditen e 27 prillit.
Të tjera fakte janë mësuar nga ABC News për ekzekutimin e dy të rinjve.
Mesazhet në telefonin e vëllezërve Haxhia zbuluan lidhjen me anëtarët e bandës së Admir Murataj që grabiti paratë e Rinasit në vitin 2019.
Nisur nga këto fakte, prokuroria ngre dyshime se Besmir dhe Viktor Haxhiaj kanë strehuar një nga anëtarët e bandës në fjalë.
Burimet për ABC News thonë se Besmir Haxhia kishte njohje të vjetra me Admir Muratajn, shoqëri që kishte nisur që në Greqi.
Haxhia ka qenë në këtë shtet për trafik droge dhe njihej me emrin Pëllumb Rusi.
Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan pasditen e 27 prillit teksa lëviznin me makinë.
Drejt tyre u qëllua plot 55 herë, ndërsa policia ra në gjurmët e autorëve nga xhamat e makinës tip “Toyota” të ngelur në vendin e ngjarjes./abcnews.al