Mustafa: Çfarë do bëjmë nëse Kushtetuesja vendos në favor të Vetëvendosjes

schedule15:25 - 1 Maj, 2020

schedule 15:25 - 1 Maj, 2020

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në rast se Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket kërkesës për caktimin e masës së përkohshme, atëherë një vendimi tillë do të respektohet.

Mustafa ka theksuar se nëse kjo ndodh nuk nuk do të bëhet asnjë lëvizje drejt mbajtjes së seancës derisa të merret një vendim final rreth ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa në një konferencë për media bashkë me Avdullah Hotin ka thënë po ashtu se do të respektohet çfarëdo procedure dhe çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i LDK tha gjithashtu se askush tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese nuk ka të drejtë të shtyjë seancën e Kuvendit që është thirrur për të shtunën. Kujtojmë se Vetëvendosje ka kërkuar pezullim të përkohshëm të mandatit të Presidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!