Pas prezantimit të projektit për Teatrin e ri Kombëtar, ka reaguar dhe kreu i opozitës. Në një mesazh të bërë publik në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e vlerëson këtë projekt si barbaria e Edi Ramës mbi historinë, kulturën dhe kryeqytetin nuk ndalet.
Në reagimin e tij, Basha shkruan:
“Me shembjen e Teatrit Kombëtar do të shuhet pëgjithmonë një pjesë e historisë, do të prishet një vepër e trashëgimisë kulturore, do të shkatërrohet më shumë harmonia urbanistike dhe arkitektutore e qytetit. Në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni.”
Më tej gjuha e kreut të demokratëve ashpërsohet, kur e cilëson këtë projekt talibanizëm kulturor dhe historik dhe një tjetër skemë grabitqare të Partneritetit Publik-Privat, nga një tjetër klient që do të rrëmbejë tokë publike dhe do ndërtojë kulla./abcnews.al