Në Kosovë janë konfirmuar 7 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 806 numrin e të prekurve. Ndërkohë 22 pacientë me COVID-19 janë shëruar.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia.
“Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19.
Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitve të cilat lidhen me punën, angazhimin dhe respektimin e rregullave”, ka shkruar Vitia.