Pandemia, mbi 1 milion persona në të gjithë botën shërohen nga koronavirusi

schedule16:53 - 30 Prill, 2020

schedule 16:53 - 30 Prill, 2020

Më shumë se 1 milionë persona në të gjithë botën janë shëruar nga koronavirusi deri më tani. Sipas të dhënave të pasqyruara në worldometers, të shëruar nga virusi korona rezultojnë 1,016,978 persona.

Ndërsa, të infektuar me virusin rezultojnë të jenë 3,248,187 persona, nga këta 229,349 e kanë humbur betejën me Covid-19.

Deri më tani, vendi më i prekur nga koronavirusi rezulton të jenë SHBA-të ku numërohen 1,066,885 të infektuar dhe 61,799 viktima të shkaktuara nga koronavirusi.

Vendi i dytë më i prekur nga pandemia është Spanja ku të infektuar me koronavirus rezultojnë 239,639 persona ndërsa jetën deri më tani e kanë humbur 24,543. Ndërsa në vendin e tretë radhitet Italia që numëron 203,591 të infektuar dhe 27,682 viktima.

Shumë vende të Evropës tashmë kanë nisur zbatimin e fazës së dytë të përgjigjes ndaj koronavirusit, që parashikon kryesisht lehtësim të masave shtrënguese. Por, në vende si Gjermania është vënë re një rritje e rasteve të konfirmuara pas lehtësimit të masave.

Nga ana tjetër, Koreja e Jugut sot raportoi zero raste të reja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!