Hoxha: Njerëzit më pyesin akoma për Ferencvaros, te Partizani festonim shumë

schedule16:38 - 30 Prill, 2020

schedule 16:38 - 30 Prill, 2020

Alban Hoxha mbron portën e Partizanit prej vitit 2013 dhe shpreson ta mbyllë karrierën te kjo skuadër. Kapiteni i kampionëve të Shqipërisë ka kujtuar disa nga momentet më të bukura të karrierës në lidhjen direkte me emisonin “Fan Zone” në Supersport.

Ëndrra e çdo lojtari është të jetë pjesë e Kombëtares dhe unë ia dola ta arrija atë. Nuk mund të pretendoj më shumë në ekipin kombëtar, e rëndësishme është që thirrem aty dhe përgatitem për kampionatin”, thekson 32-vjeçari. Kualifikimi ndaj Ferencvaros në Champions League nuk harrohet.

Ishte 20 korriku i vitit 2016 dhe Hoxha u dhuronte një kualifikim emocionues “Demave të Kuq” në Hungari pas goditjeve të penalltive, aty ku shënoi si Panenka dhe priti tre goditje të vendasve.

Kanë kaluar 4 vite nga ajo ndeshje, por akoma njerëz në rrugë më thonë si i prite penalltitë dhe shënove? Pa diskutim, ajo është ndeshja më e bukur në karrierën time. Me Kombëtaren kemi festuar por shumë pak, ndërsa me Partizanin kemi festuar më shumë.

Madje para 2-3 viteve kur fitonim në derbi ose me Skënderbeun, festonim të gjithë. Tirana? E respektoj shumë atë klub. Megjithatë, dëshira ime është ta mbyll karrierën te Partizani, por asnjeherë nuk i dihet”, deklaron portieri, i cili tregon ndryshimet mes Dinamos dhe Partizanit, dhe e mbyll me një krahasim midis Ilion Likës dhe Isli Hidit.

Dinamo ka qenë një ekip shumë i mirë në të kaluarën. Të dy kanë qenë ekipe të forta. Dinamo asokohe fitonte jashtë dhe e kishte të vështirë brenda. Me Partizanin e kishim shumë të kundërsulmin dhe i krijonim vështirësi kundërshtarëve.

Lika apo Hidi? Mendoj se Ilion Lika, është një djalë shumë i mirë. Ka qenë si një vëlla për mua, kemi një miqësi shumë të mirë. Jam munduar të mësoj prej tij”, përfundon “gardiani” i kuq. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!