Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e gazetarit sllovak/Dorëhiqet Ministri i Brendshëm

schedule15:48 - 12 Mars, 2018

schedule 15:48 - 12 Mars, 2018

Vrasja e gazetarit Jan Kuçiak në Sllovaki ka bërë që ministri i Brendshëm i vendit të japë dorëheqjen. Një lëvizje kjo, që shënon një krisje në kabinetin e kryeministrit Fiko, i ndodhur nën presionin e aleatëve qeverisës.

Ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Robert Kalinak, ka dhënë dorëheqjen për shkak të situatës së krijuar pas vrasjes së gazetarit Ian Kuçiak dhe të fejuarës së tij. Sipas mediave lokale, kryeministri Robert Fico po përpiqet të mbajë të bashkuar qeverinë, pas presionit të ushtruar ndaj ministrit të tij nga partneri i koalicionit, partia Most Hid. Ndërsa një parti tjetër ka bërë thirrje për zgjedhje të reja në rast se Fico humbet mbështetjen e Most Hid.

Jan Kuçiak po hetonte korrupsionin në nivelet e larta të qeverisë. Bashkë me të në atentat mbeti e vrarë edhe Martina Kusnirova, e fejuara e tij. Vrasjet kanë shkaktuar protesta në mbarë Sllovakinë. Ditën e shtunë, në Bratislavë u mbajt një nga marshimet më të mëdha që prej rënies së komunizmit në shtetin lindor, në vitin 1989.

Një javë më parë, ish-modelja Maria Troskova, shefe e personelit të kabinetit të kryeministrit dhe Viliam Jasan, sekretar i shtetit për sigurinë, dhanë dorëheqjen, pasi emrat e tyre ishin përmendur në shkrimet investigative të Kuçiak. 26-vjeçari denonconte lidhjet e eksponentëve të qeverisë me anëtarë të mafias kalabreze Ndrangeta, që përmes korrupsionit siguronte fonde për bujqësinë dhe prona në shtetin sllovak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!