Paradoksi, një deputet i dënuar rrëzon dhe mban në këmbë qeverinë Kurti në Kosovë

schedule08:51 - 30 Prill, 2020

schedule 08:51 - 30 Prill, 2020

Një deputet i dënuar ka hapur debat në Kosovë, teksa vijojnë përgatitjet për të formuar qeverinë e re. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, konstitucionalisti Vigan Qorolli foli për këtë zhvillim të fundit.

Ishte Qorolli , i cili ditën e djeshme bëri publik lajmin se deputeti Etem Arifi ishte i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata e Apelit.

Ky i fundit edhe në kushtet e humbjes së mandatit ka votuar për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ndërkaë, në bisedën me Enkel Demin, Qorolli tha se një gjë e tillë është e paligjshme dhe se duhet të gjende një rrugë ligjore, që mund të çonte në anulimin e vendimit për të rrëzuar qeverinë.

“Sipas Kushtetutës ky deputet nuk duhet të merrte pjesë në votim se është i dënuar me vendim gjykate dhe shkarkimi është nul. Nuk e di transkiptin e seancës, por kur është votuar mocioni, Etem Arifi ka marrë pjesë në seancën e Kuvendit çka e bën atë të paligjshme. Nuk ka rëndësi nëse janë 60-70 apo 80. Ka rëndësi paligjshmëria e vendimit që një deputet ka marrë pjesë në seancën e Kuvendit. Nëse konstatohet se qeveria Kurti është votuar nga Arifi duhet të gjendet një rrugë legale”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!