Inteligjenca amerikane kishte paralajmëruar Donald Trump për kërcënimin nga koronavirusi

schedule02:45 - 30 Prill, 2020

schedule 02:45 - 30 Prill, 2020

Agjensitë e zbulimit amerikan, kishin paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Presidentin Donald Trump, për kërcënimin e shpërthimit të koronavirusit të ri në më shumë se një duzinë njoftime të klasifikuara në fillim të këtij viti, sipas Washington Post.

Në një raport të botuar nga gazeta amerikane citoi zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm, të cilët zbuluan se Trump ishte njoftuar në janar dhe shkurt, madje ndërsa ai vazhdoi të minimizojë kërcënimin e sëmundjes që u raportua për herë të parë në Kinë në dhjetor.

Një zyrtar i tha gazetës amerikane se nga mesi deri në fund të janarit, koronavirusi po përmendej më shpesh si një nga çështjet kryesore, ose si një “lajmërim ekzekutiv”.

Rasti i parë i koronavirusit në SHBA u raportua në 21 janar dhe hyrja për udhëtarët nga Kina u bllokua në 2 shkurt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!