Merkato në futboll nuk ndalet kurrë. Drejtues që negociojnë me homolgët e tyre ose agjentët dhe trajnerë që zgjedhin të bisedojnë me vetë lojtarët që preferojnë. Fakti që Bayern Munchen pëlqen Lero Sane, nuk është më një sekret.
Kampionët e Gjermanisë e ndjekin prej kohësh 24-vjeçarin e Manchester City. Akordi final ishte shumë afër verën e kaluar, por dëmtimi i sulmuesit të majtë bllokoi rikthimin e tij në Bundesligë, aty ku shpërtheu me Schalke 04. Bayern nuk heq dorë nga ai dhe Hans-Dieter Flick ka vendosur të zgjidhë gjithçka.
Bild raporton se trajneri i skuadrës bavareze ka telefonuar lojtarin. Të dy kanë biseduar rreth 30 minuta, Flick i ka konfirmuar lojtarit besimin e madh që ka tek ai, duke e bindur përfundimisht të pranojë transferimin në Bavari. /abcnews.al