Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Ekzekutohet në një spital në Spanjë bosi i mafies turke, vrasja në sy të bashkëshortes

schedule09:57 - 30 Tetor, 2026

schedule 09:57 - 30 Tetor, 2026

Mekin Buyukdeniz, kreu i organizatës kriminale me bazë në Stamboll, e njohur si “10 Vëllezërit”, është ekzekutuar brenda një spitali në Spanjë, në sy të bashkëshortes së tij.

Ngjarja është regjistruar në ambientet e spitalit, ku Buyukdeniz po merrte trajtim mjekësor pas një atentati të mëparshëm. Sipas raportimeve, autori i dyshuar është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa, i pajisur me një helmetë, hyn në mënyrë diskrete në dhomën e viktimës dhe e qëllon për vdekje.

Buyukdeniz kishte mbetur i plagosur më 16 tetor, kur një automjet iu afrua teksa ai po ecte në rrugë dhe ndaj tij u qëllua rreth 10 herë. Ai pësoi kryesisht plagë në këmbë dhe u transportua në spital për trajtim.



Sipas mediave turke, pas atentatit të parë ai kishte refuzuar të dëshmonte para autoriteteve spanjolle. Për këtë arsye, dhoma e tij nuk ruhej nga policia. Megjithatë, ai kishte angazhuar truprojën e tij, pasi kishte frikë se mund të bëhej sërish objektiv i një sulmi.

Ekzekutimi brenda spitalit, në prani të bashkëshortes, ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e tij gjatë qëndrimit në institucionin shëndetësor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!