Dorëheqja e Shpend Ahmetit nga VV mund të sjellë zgjedhje të reja në Prishtinë

schedule13:06 - 12 Mars, 2018

schedule 13:06 - 12 Mars, 2018

Nëse elekorati i Lëvizjes Vetëvendosje mbledh rreth 20 për qind të firmave, për të kërkuar dorëheqjen e Shpend Ahmetit si kryetar bashkie i kryeqytetit, në Prishtinë shumë shpejt mund të ketë zgjedhje të reja lokale.

Mediat kosovare shkruajnë se pas dorëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, mund të mos jetë më kryetar i bashkisë së Prishtinës. Kjo mund të ndodhë nëse elektorati i Vetëvendosjes, mbledh 20% të firmave për të kërkuar dorëheqjen meqënëse nuk është më pjesë e partisë.

Disa ditë më parë me anë të një deklarate për mediat, Ahmeti shprehej se kohët e fundit kishte kuptuar shumë gjëra për ëvizjen që më parë nuk I dinted he se arsyet për të cilat ishte bërë dikur pjesë e lvizjes tashmë nuk ekzistonin më.

Pjesa më e madhe e ish kolegëve të tij të partisë shprehen për mediat në vend se Ahmetiti nuk mund ti mohohet kontributi por ka qenë lëvizja vetëvendosje ajo që e solli në krye të Bashkisë së Kryeqytetit.

Analistët në vend vlerësojnë se SHpend Ahmeti duhet të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të bashkisë pasi duke humbur pjesën më të madhe të mbështetjes e ka të pamundur të punojë në interes të qytetit. /abcnews.al