Është zbardhur kërkesa e kreut të KED drejtuar KLGj, Ardian Dvorani.
ABC News ka mësuar se Dvorani ka kërkuar më shumë kohë për të dhënë mendim për mandatin e tij.
Për sa i përket mandatit të Dvoranit, ka patur diskutime të shumta nga juristë të ndryshëm.
ABC News ka mësuar se dy ditë më parë KLGJ ka diskutuar në një mbledhje jashtë vëmendjes të medias mbi kërkesën e Presidentit për mbarimin e mandatit të Dvoranit.
Në këtë mbledhje me 6 vota pro është vendosur që kreut të KED ti jepet e drejta për të dhënë sqarime, dhe argumentime në lidhje me vazhdimin e detyrës, si Gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Ndërkohë që Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar shkarkimin e tij pasi sipas Kushtetutës, Dvoranit i ka mbaruar mandati.
Duke mbaruar mandatin, Ardian Dvorani largohet edhe si kryetar i KED, një post “kyç” për emërimet në Drejtësi./abcnews.al