Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Meta, jashtë kafazit për një ditë/ Apeli i GJKKO miratoi kërkesën vetëm për seancën e kësaj të hëne

schedule15:14 - 14 Shtator, 2026

schedule 15:14 - 14 Shtator, 2026

Apeli i Posacëm ka miratuar kërkesën e ish presidentit Ilir Meta që të dalë nga kafazi i qelqtë dhe të qëndrojë pranë avokatit të tij vetëm për seancën gjyqësore të kësaj të hëne.

Vendimi u mor nga gjyqtare Saide Dollani, e cila pasi dëgjoi pretendimet e palëve vendosi të pranojë kërkesën e Metës. Ky i fundit paraqiti kërkesë edhe për pezullimin e afateve të paraburgimit, por vendimi për këtë u shty për një ditë tjetër.

Ndërkohë në orën 15:30 GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e ish zyrtarit të lartë për zëvëndësim të masës së sigurisë.

Ilir Meta mbahet në paraburgim që prej muajit tetor 2024 si person që dyshohet nga prokuroria se ka konsumuar veprat penale ‘korrupsion pasiv’, ‘pastrim parash’ dhe ‘mosdeklarim e fshehje pasurie’.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!