Komisioni i Reformës zgjedhore pas një ndërprerje dy mujore për shkak të koronavirusit, do të zhvillojë mbledhjen e parë onlinë me 6 maj.
Dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari gjatë kësaj mbledhje pritet që të informojnë deputetët anëtare të këtij komisioni për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës.
LEXO EDHE: Reforma zgjedhore, zbardhet propozimi i PD për financimin e partive politike
Në këtë raportim do të bëhet një pasqyrim i të gjithë punës që nga momenti i krijimit te Keshillit Politik me pjesemarrjen e opozitës jashtë parlamentare dhe deri ne fillim të muajit Mars kur puna u ndërpre për shkak të situatës se krijuar nga Covid 19./abcnews.al

