Konfirmohen me koronavirus disa të paraburgosur në burgun nr. 302 në Tiranë.
Gazetarja Ajgena Korbi raporton për abcnews.al se epidemiologët i kanë marrë tamponët të paraburgosurve që prej ditës së shtunë.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u pyet sot paradite nëse kishim të bënim me një vatër të re koronavirusi në burgun nr. 302, por ajo zgjodhi të mos bënte komente të tjera duke shpjeguar se çfarë do të thotë një vatër e re koronavirusi.
Ndërkohë gazetarja Glidona Daci raporton se avokatët kanë një javë që nuk lejohet të takojnë klientët e tyre në ambientet e këtij paraburgimi.
Po ashtu pas konstatimit të tyre mësohet se është izoluar i gjithë kati i dytë i burgut nr. 302.
“Ky lajm po mbahet i fshehur nga institucionet përgjegjëse dhe deri më tani Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar se do të bëjnë një deklaratë gjatë orëvë në vijim”, raporton gazetarja.
Burime jo zyrtare njoftojnë se infektimi i tyre dyshohet se është bërë gjatë zhvillimit të një seance në Gjykatën e Posaçme të Krimit të Organizuar (GJKKO).
ABC News mëson se i infektuari i parë me koronavirus është Hekuran Hoxha, i njohur ndryshe si “Roni i Shijakut”.
Ai është i pandehur bashkë me grupin e Avdylajve.
“Avdylajt” e Shijakut, kanë patur në qeli italianin i cili u konfirmua i pari me koronavirus.
Deri më tani janë konfirmuar 17 persona të infektuar në burgun nr.313 dhe paraburgimi nr.302 tek “Mine Peza” ka qenë i pastër. /abcnews.al