Megjithëse na ndajnë vetëm disa ditë nga festa e ditës së Verës, në Elbasan kanë filluar aktivitetet festive. Në teatrin “Skampa” po organizohet Festivali Folklorik i Këngës popullore Qytetare ku marrin pjesë 200 artistë. Ndërsa Bashkia ka planifikuar edhe veprimtari të tjera ditët e ardhshme.
Në Elbasan po ndjehet atmosfera e Ditës së Verës.
Duhet gati një jave që të mbërrijë festa pagane.
Ne teatrin Skampa ka nisur Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare. Organizimi është marrë përsipër nga Bashkia e Elbasanit dhe Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike .
Në këtë aktivitet marrin pjesë grupet folklorike nga Elbasani, Lushnja, Korça, Shkodra, Dibra, Përmeti, Fieri, Kruja, Kavaja Berati . Për herë të parë përfshihen në konkurim edhe grupet që zhvillojnë krijimtarinë e tyre jashtë kufirit si Peja dhe Ulqini.
Drejtori i Teatrit Skampa, Kliton Kapaj thotë se sivjet spikasin të rinjtë me të cilët synohet që të promovohet dhe trashëgohet brez pas brezi folklori ynë i pasur.
Ky event do të pasohet me një sërë veprimtarish të tjera si Panairi i Librit, Panari Tregtar, Panair i Zejeve, dhe aktivitete sportive. /abcnews.al