Në konferencën me titull “Derregullimi i Tregjeve” të organizuar nga fondacioni Pashko në bashkëpunim me Konrad Adenauer, Kruu i opozitës Lulzim Basha theksoi arsyet kryesore përse ekonomia në vend është në një situatë të rrezikshme dhe përse vizioni i tij ekonomik është i duhuri për vendin i cili prej 5 vitesh nuk sheh asnjë investim të huaj të madh apo një investim të madh publik.
Kreu i Partisë Dmokratike në forumin ekonomik të organizuar nga Fondacioni Pashko dhe Konrad Adenauer, foli për ekonominë në vend, të mbytur mes zhurmës së qëllimshme të politikës së ditës sipas tij, për shkak të mungesës së investimeve dhe gjendjes alarmante në të cilën ndodhet.
Dy janë llojet e investimeve, publike dhe private. E para, në hapsirën ekonomike të brendshme në Shqipëri është zhdukur,thotë Basha për shkak të monopolizimit të së dytës.
Për këto arsye edhe “Heritage Foundation” rendit Shqipërinë më poshtë krahasuar me vitet e mëparshme sa i përket lirisë ekonomike.
Lulzim Basha prezantoi rrugën e tij të daljes, vizionin elektoral të 2017-ës të përgatitur në bashkëpunim me ekspertët gjermanë.
Kryetari i demokratëve deklaratën e mbajti gjatë punimeve të konferencës me titull “Derregullimi i tregjeve”, të organizuar nga Forumi i Tiranës për Lirinë Ekonomike të Institutit Pashko.
/abcnews.al