Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga akademia ushtarake në Itali në garen politike në Kanada! E bija e Mirush Kabashit hyn në politikë

schedule11:58 - 16 Tetor, 2026

schedule 11:58 - 16 Tetor, 2026

Nga akademia ushtarake në Itali te gara për këshillin bashkiak në Kanada. Mendi Kabashi, vajza e aktorit të njohur Mirush Kabashi, po nis një sfidë të re, këtë herë në politikën lokale të Mississaugas. Në moshën 17-vjeçare u largua nga Shqipëria për t’iu bashkuar ushtrisë në Itali. Ajo ndoqi Akademinë e Modenës, ku u formua për karrierën e oficeres së Karabinierisë, ndërsa paralelisht përfundoi edhe studimet në Drejtësi. Pas formimit ushtarak, punoi për disa vite si këshilltare ligjore në Ministrinë e Mbrojtjes.

Por jeta e saj do të merrte një tjetër drejtim. Kanadaja u bë vendi ku Mendi vendosi të nisë nga e para, duke u përballur me sfidat e emigrimit, përshtatjes dhe ndërtimit të një jete të re.
Sot, pas më shumë se një dekade angazhimi me komunitetet, ajo synon të përfaqësojë banorët e WWard 3 në Mississauga, në zgjedhjet e 26 tetorit. Një kandidim që, sipas saj, nuk lidhet me përkatësinë në të majtë apo të djathtë, por me dëshirën për të sjellë zgjidhje konkrete për qytetarët.

Siguria, shërbimet publike, kostot e jetesës dhe transparenca në përdorimin e parave të taksapaguesve janë ndër çështjet që ajo vendos në qendër të platformës së saj. Për Mendin, politika nuk duhet të mbetet vetëm te dëgjimi i shqetësimeve, por duhet të marrë përgjegjësi për zgjidhjen e tyre. Krahas angazhimit publik, ajo drejton edhe formatin e bisedave të thelluara “In Talks”, ku përmes historive personale eksploron dimensionin njerëzor të profesionistëve, drejtuesve dhe figurave publike, duke synuar një komunikim të ri në diasporë.



Nga Shqipëria në Itali, e më pas në Kanada, rrugëtimi i Mendi Kabashit ndërthur formimin ushtarak, drejtësinë, emigrimin dhe ambicien për të kontribuar në jetën publike. A do të arrijë vajza e Mirush Kabashit të kthejë përvojën e saj në një zë për rreth 60 mijë banorët e Ward 3? Përgjigjen do ta japin qytetarët e Mississaugas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!