Frenkie De Jong, mesfushori i Barcelonës, është lojtari që i ngjan më së shumti legjendës holandeze, Johann Cruyff. Sot, profesori i futbollit modern duhet të festonte ditëlindjen e tij të 73-të, por u nda nga jeta nga sëmundja e keqe në prill të 2016-ës, ditë kur bota e sportit humbi një figurë të shquar.
Edhe pse Cruyff nuk është më mes nesh, ai i ka lënë shumë futbollit. Driblimi i tij ikonë, “Cruyff Turn”, përdoret pasivisht nga lojtarë të shumtë, por Frenkie De Jong e ka perfeksionuar.
“Tulipani” katalanas e tregon këtë gjë edhe në videon e publikuar sot nga Barcelona. Prekje perfekte, kontroll i shkëlqyer dhe një imitim fantastik i Cruyff. Të shpresojmë që De Jong të arrijë gjëra të mëdha si legjenda e kombit të tij./abcnews.al
?? The #CruyffTurn | From one Dutchman to another.@JohanCruyff
↕️@DeJongFrenkie21(?: @touzani7) pic.twitter.com/233UMg9vOz
— FC Barcelona (from ?) (@FCBarcelona) April 25, 2020