“Neymar e Lautaro te Barcelona? Çfarë janë këto…”

schedule11:50 - 25 Prill, 2020

schedule 11:50 - 25 Prill, 2020

Javier Tebas, presidenti i La Liga, ka folur së fundmi mbi zërat e merkatos gjatë një forumi të Adea Connecta. Ai shfaqet i habitur kur dëgjon të flitet për tratativa të tilla, si ato të kalimit të Neymar apo Lautaro Martinez te Barcelona.

“Nuk është e vërtetë që Barcelona po negocion për futbollistë. Ata janë të interesuar vetëm se kur do të rinisë kampionati. Do ketë merkato futbollistësh, por për momentin askush nuk flet për të. Po pres të kuptoj se kur do të rinisë gara.

Gjithçka është ndalur, Barcelona nuk po negocion për Neymar dhe Lautaro. Jam i habitur kur dëgjoj për diçka të tillë. Ata nuk po bëjnë asgjë në drejtim të merkatos”, është shprehur mes të tjerash Tebas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!