Sot, Gjykata e Navarra ka shpallur fajtorë dy ish-futbollistët e Real Betis, Antonio Amaya dhe Xavier Torres. Dy futbollistët janë arrestuar me nga 1 vit burg, për shkak se kanë ndikuar në rezultatet e disa ndeshjeve.
Akuza e plotë, ishte “Korrupsion në sport” dhe dy ish-futbollistët, do të vuajnë dënimet e tyre. I menjëhershëm ishte reagimi i klubit të Real Betis, që në faqen e tyre zyrtare, shkruan: “Klubi i Real Betis është i njohur me vendimin e Gjykatës për dy ish-futbollistët, Antonio Amaya dhe Xavier Torres.
Në mënyrë kategorike, klubi ynë mohon çdo veprim të këtyre dy ish-futbollistëve dhe është në transparencë të plotë me çdo ligj sportiv dhe shtetëror. Klubi i Real Betis ka qenë dhe do të jetë gjithmonë aktiv në luftën kundër korrupsionit, fiksimit të rezultateve dhe çdo fenomeni që ndikon negativisht në Fair-Play”./abcnews.al
? OFICIAL | Comunicado del #RealBetis acerca de la resolución de la Audiencia Provincial de Navarra
? El Club, ajeno a los lamentables hechos que recoge la resolución, manifiesta su máxima repulsa por ellos y por la actuación de estos dos jugadores
➡ https://t.co/jB1DLEz3Yr pic.twitter.com/NAK6svMSbm
— Real Betis Balompié (En Casa) ?? (@RealBetis) April 24, 2020

