VIDEO/ Deputetet thyejnë rregullat në mes të Tiranës, 4 veta në një makinë

schedule10:19 - 24 Prill, 2020

schedule 10:19 - 24 Prill, 2020

Pas ndryshimeve në Kodin Penal për disa ashpërsime në kohë pandemie dhe menjëherë sapo votuan shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në qershor, deputetët janë të parat që thyejnë rregullin e vendosur nga qeveria dhe miratuar me votë nga Parlamenti.

Në rrjetet sociale qarkullon një video ku shihen deputetet Antoneta Dhima, Evis Kushi dhe Vilma Bello të futen në të njëjtin automjet.

Përveç shkeljes së masës për distancimin social ato shihen edhe pa maskë dhe doreza ndërkohë që përveç 3 grave është edhe shoferi, 4 vetë që lëvizin me të njëjtën makinë duke thyer masat e Covid-19.

Më herët qeveria njoftoi se do të lëvizej me një makinë,(pasi merret leje tek a-albania) vetëm dy persona, shoferi dhe një tjetër, cili duhet të ulet mbrapa./abcnews.al