Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar mbi gjëndjen shëndetësore të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong.
“Unë mendoj se raporti ishte i pasaktë dhe i rremë i bërë nga CNN” tha Trump në një konferencë të përditshme në Shtëpinë e Bardhë, duke kundërshtuar kështu raportin e CNN se Kim Jong ishte i sëmurë rëndë.
“Ne kemi një marrëdhënie të mirë me Korenë e Veriut, kam një marrëdhënie të mirë me Kim Jong Un dhe shpresoj që ai të jetë në rregull,” shtoi me tej presidenti Trump.