Pëprara disa ditësh kemi zbuluar rastin e parë me koronavirus.
U krye hetimi epidemiologjik dhe i morëm mostrat edhe të gjithë personave të kontaktit ku dolën 13 persona pozitiv.
Kjo është vetëm një vatër në Tiranë, dhe nuk kemi tjetër.
Një javë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konfirmoi që një prej punonjësve të këtij Institucioni të Ekzekutimit te Vendimeve Penale më 14 prill ka rezultuar i infektuar me koronavirus.
Ndërsa pak ditë më vonë pozitiv për Covid 19 doli dhe një 42 vjeçar italian i arrestuar nga RENEA në qytetin e Durrësit dy vjet më parë.
Lajm ky që ky që pasi u mor vesh ngriti në revoltë të burgosurit tek “Jordan Misja”.
Të burgosurit e infektuar janë izoluar në qelitë “Bis 41”, të përgatitura më herët për të qëndruar krerët e organizatave kriminale.
Ka shkuar një staf epidemiologësh ndërkohë janë edhe mjekë përkatës. Është duke u kryer dezinfektimi.
Pyetje: A ka paraqitur ndonjë prej tyre probleme shëndetësore?
Përgjigje: Jo asnjë, të gjithë janë asimptomatikë.
Megjithatë ABC News ka mësuar se për ti paraprirë çdo situate të mundshme po bëhet gati spitali i burgut.
Mjediset e tij po boshtatisen ndërkohë që parashikohet dhe montimi i bombulave të oksigjenit.
Persona me koronavirus më herët janë zbuluar edhe në burgje të tjera.
Në 3 prill rezultuan pozitiv me Covid-19, juristi, drejtori dhe punonjësi i burgut të Rrogozhinës./abcnews.al