Në kuadër të masave mbrojtëse për luftën ndaj Covid 19, shërbimi shkencor dhe i diturisë i Komisionit Europian “Qendra e Shkencës së BE-së”, i ka dhuruar Kosovës 60 mijë teste.
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, përmes një postimi në Tëitter ka thënë se BE vazhdon ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër koronavirusit,
“Kosova sapo ka pranuar materiale testuese për Covid-19 si donacion nga EU Science Hub. Ky material është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e Covid-19 dhe për t’i diagnostifikuar siç duhet personat e infektuar. Materiali i dhuruar është i mjaftueshëm për t’i kryer 60,000 teste”, ka shkruar Apostolova.
Ndërkohë në Kosovë deri më tani janë 630 raste të infektuar me koronavirus./abcnews.al