Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kaos mes protestuesve. Njerëzit e Qorit përplasen me deputetët e PD

schedule15:09 - 31 Tetor, 2026

schedule 15:09 - 31 Tetor, 2026

Nisi si protestë kundër qeverisë, përfundoi si protestë kundër njëri-tjetrit. Halloweeni i Tiranës, nuk kishte shumë maska, por kishte shumë ngjyra të forta, bluve kundër të kuqeve.

Berisha çoi demokratët blu në bulevard, por në të njëjtën orë Arlindo Qori kishte çuar brigadën e kuqe tek Ministria e Arsimit.

Bulevardi nuk mjaftonte, demokratët e udhëhequr nga Flamur Noka shkuan të marrin edhe sheshin para Ministrisë së Arsimit. Por aty Berishën nuk e njohin as si opozitë.



“Opozita jemi ne!”

“Parti demokratike, si u shite gjithë këto vite!”

Protestuesit tek Ministria e Arsimit kërkuan largimin e deputetëve të PD, ndërsa eksponentë demokratë shkaktuan një përplasje mes proteste.
Tashmë nuk e kanë më me Ramën, e kanë me njëri tjetrin. Berisha qartazi do vendin e dytë, kurse opozita jo e Berishës, e Arlind Qorit dhe copëzave të tjera kishte vetëm një kërkesë.

“Berisha n’burg, Berisha n’burg, Berisha n’burg”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!