Protesta e kësaj të shtune shënoi pjesëmarrjen më të ulët të muajit tetor prej fillimit të protestave të dhunshme.
Sipas pamjeve të siguruara nga ekipi i Fly Team të Abc News, shihet se pas 3 orësh protestë, në rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit kanë mbetur vetëm disa protestues.
Deri tani protesta, bilanc ka patur vetëm djegien e dy koshave, ndërsa shumica e protestuesve tashmë janë larguar. Pjesa tjetër e Tiranës këtë të shtunë të fundit të tetorit, vijon të jetojë normalisht fundjavën.
Protesta deri më tani ka qenë paqësore, përveç disa incidenteve të disa eksponentëve politikë brenda saj.


