Në një deklaratë për mediat, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Imami, tha se Partia Demokrtetike është në rënie të vazhduezhme.
“Problemet e Partisë Demokratike janë probleme serioze politike. Nuk mund të merren vendime të rëndësishme si thirrja e parakoshshme e Kuvendit të partisë pa miratimin e Këshillit Kombëtar, i cili duhet të ishte mbledhur gjithashtu edhe për analizën. Këto janë fjalë që i kam thënë aty, nuk janë fjallë të reja. Analiza është e njëanshme. Në konkluzionet e pakta që na u paraqitën nuk përfaqësohej mendimi që u zhvillua në tërësi nga shumë anëtarë të partisë, edhe ata që kanë qenë kritikë. Propozimi për thirrjen e Kuvendit është tërësisht i papritur dhe nuk është i motivuar, të paktën në vlerësimin tim. Zgjidhjet duhet t’i vijnë kësaj partie dhe nuk mund të jenë thjesht burokratike, një grup pune që do të zgjidhi çështjet e një statuti. Kjo parti ka nevojë për një diskutim serioz dhe të të thellë politik. Fakti negativ është që pas zgjedhjeve, në sondazhet që bëhen në Shqipëri, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme”, tha ai.
Sipas, Imamit, thelbi i çështje është që brenda partisë demokratike të ketë një diskutim të hapur dhe transparent.
“Thelbi çështjes është ky: duhet të ketë një diskutim të hapur dhe transparent. Jo vetëm për zotin Imami, unë përfaqëosj vetëm veten time. Debati bëhet vetëm në parti”, u shpreh Imami.
Imami foli për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.
/abcnews.al