Rama tregon pse tërhoqi padinë ndaj gazetës gjermane: U njoha me shefat

schedule20:07 - 22 Prill, 2020

schedule 20:07 - 22 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht se ka tërhequr padinë ndaj gazetës gjermane Bild me anë të një reagimi në rrjetet sociale.

Rama akuzon kundërshtarët politikë për shpifje lidhur me arsyen e tërheqjes së padisë, duke e quajtur veprimin e tij si një gjest njerëzor.

LEXO EDHE: Paloka: Tërheqja e Ramës nga padia për gazetën Bild, provon shit-blerjen e votës

 “Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre!

Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta!

U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore’, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!