Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jo” Partizanit dhe Skënderbeut/ Derbi, Aris dhe CR7: sekretet e Kristi Vangjelit

schedule11:59 - 22 Prill, 2020

schedule 11:59 - 22 Prill, 2020

Kristi Vangjeli, pas një eksperience të shkurtër në Australi, iu bashkua Tiranës dhe është parë të bëjë edhe qendërmbrojtësin, veçse ka luajtur në linjën e djathtë në fillim të sezonit. Korçari, një interist i thekur, ka një dëshirë për mbylljen e karrierës dhe këtë e ka shprehur për tifozët “Instagra”.

“Karrierën preferoj ta mbyll aty ku e kam nisur”, shkruan Vangjeli, duke nënkuptuar grekët e Aris Selanik, ku ai thotë edhe se është ndjerë më mirë se kudo tjetër. I ngacmuar më pas pse nuk e mbylli te Skënderbeu, mbrojtësi shtoi: “Nuk është në dorën time dhe asnjëherë nuk e dimë se çfarë na sjell jeta”.

Korçari më tej përjashton si opsion Partizanin për të ardhmen, duke u përgjigjur me “Nuk besoj”. Njëlloj Vangjeli mendon edhe për Skënderbeun dhe për momentin është i fokusuar te Tirana, aty ku është pranë titullit kampion. Sigurisht tifozët e ngacmojnë edhe për të ardhmen.

 

“Të mbarojmë me sukses sezoni, pastaj mendojmë për vitin e ardhshëm. Tifozeri fantastike. Uroj sa më shpejt tw jeni aty për të na mbështetur. Besoj se jemi pranë titullit kampion”, shkruan korçari, të cilit më pas një tifoz i thotë që sa keq nuk ishte veshur bardheblu më i ri.

Vangjeli me sportivitet shkruan: “Akoma i ri jam”. Sa i takon ndeshjes më të bukur te Tirana, ai veçon derbin e fituar me rezultatin 5-1, ndërkohë që kur pyetet se ku ndihet më mirë, në qendër apo në të djathtë të mbrojtjes, ai thotë: “Po them qendërmbrojtës, pasi aty po ecim mirë”.

Mes shumë pyetjeve është edhe një për lojtarin më të mirë dhe më të keq në Superiore. “Bruno Lulaj më i miri, për të dobëtin do mendohem…”. Vangjeli me kombëtaren ka pasur mundësinë të markojë lojtarë si Van Persie dhe Cristiano Ronaldo dhe sigurisht nuk mund të mungojë një pyetje se cili ka qenë më i vështirë për t’u mbajtur. Përgjigja dihet, CR7. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!