Vizitoi gruan shtatzënë që humbi jetën nga Covid-19, rezulton i infektuar gjinekologu kosovar

schedule10:14 - 22 Prill, 2020

schedule 10:14 - 22 Prill, 2020

Një grua shtatzënë nga Gjakova e infektuar me koronavirus, e cila ndodhej në gjendje të rënduar në Klinikën Infektive ndërroi jetë mëngjesin e së martës.

Tashmë, rezulton se mjeku gjinekolog që e ka trajtuar gruan shtatzënë ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Gjinekologu Albert Lila është shprehur se që nga momenti i testimit deri në daljen e rezultateve kanë kaluar rreth 20 orë.

“Për mua ishin si 20 vite pritje, derisa rezultova pozitiv”, u shpreh ai.

Lila thotë se familja e tij në bazë të protokolleve duhet të presë disa ditë për t’i kryer testimet. Mjeku shton gjithashtu se nuk ka pasur kontakte me familjarë tjerë nga vet fakti se e “ka parandierë se mund të ishte infektuar për shkak të kontakteve me pacientë.”

Lila u shpreh:

“Kisha një kollë të thatë si diçka që të mbet në fyt dhe një ndjesi që po mbes pa frymë. Këto simptoma ishin në ditën e gjashtë dhe të shtatë. Sot është dita ime e tetë dhe lirisht mund të them se po ndjehem mirë.”  /abcnews.al/