Rama sqaron biznesin e vogël: Këto janë detyrimet që nuk do paguhen

schedule18:27 - 21 Prill, 2020

schedule 18:27 - 21 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka bërë një sqarim për bizneset e vogla lidhur me tatimet nga të cilat përjashtohen dhe detyrimet që do të vijojnë të shlyhen.

Ai tha se tatim fitimi është falur, ndërsa shtoi se do të paguhet TVSH-ja.

LEXO EDHE: Rama: Me modelin italian do kishim 15 mijë të prekur, normaliteti s’do jetë si përpara

“Shumë ndjesë për kohën e marrë, por ishte e domosdoshme. Për dy fazat e tjera nuk do të ketë asnjë vonesë, asnjë problem e pritje pasi do të kalojë automatikisht në afatet e caktuara. 65 mijë individë  janë refuzuar dhe që janë ankuar se pse u refuzuan.

Por nuk hynin në kategoritë e pagesës së parë, të cilëve do iu mbërrijë deri në nesër konfirmimi në e-mail, nga paketa e zgjeruar, pasi janë tek ato kategori që mbulon paketa e zgjeruar me 40 mijë lekë. Tatim-fitimi për bizneset e vogla për 2020 është falur. Sigurimet e TVSH do paguhen“, tha Rama./abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=okv3rNX8VGg&feature=youtu.be